Kronikë

Arrestohet personi i katërt i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë

Mbrëmë nga njësiti i hetimeve të përgjithshme që operojnë në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Prishtinës është ndërmarr një operacion policor, lidhur me arrestimin e personit të katërt të dyshuar për rastin vrasje në tentativë, që ka ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë, njofton kumtesa policore, transmeton Koha.net .

Operacioni policor ka zgjatur rreth tri orë (20:00 – 23:00), në rrugën “Vëllezërit Domaneku” në Prishtinë, ku policia me urdhër të Prokurorit të shtetit dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në dy lokacione (banesa).