Kronikë

Tre të arrestuar për përfshirje në një rast tentim-vrasje në Prishtinë

Prishtinë, 21 shtator – Dje në ora 17:20, policia ka marrë informacionin se në një objekt, në rrugën “B” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.