Kronikë

Arrestohet shpërndarësi i heroinës

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi tre mujor duke përdorur metoda speciale të hetimit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zona 13” si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit M. V, 35 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 286, datë 10.09.2017 ka caktuar, për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.