Kronikë

Policia vazhdon hetimet ndaj vrasjes së 16-vjeçarit

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë sot për Koha.net se policia ende është nën hetime për të zbardhur rastin e vrasjes së 16-vjeçarit, Aulon Zeka.

Aulon Zeka është vrarë dje në Prishtinë, trupi i të cilit është gjetur i shtrirë në tokë afër një kioske në rrugën Gjon Sereqi-Prishtinë.

“Jemi ende duke punuar në zbardhje të rastit. Jemi nën hetime për të zbuluar edhe shkaqet e vrasjes së tij. Janë disa faza të cilat ende nuk mund të bëhen publike”, ka thënë Ahmeti për Koha.net.

Zëdhënësja e policisë gjatë ditës së djeshme ka thënë se rasti nga ana e prokurorit të shtetit është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.