Kronikë

Policia konfirmon vdekjen e një të riu në Prishtinë

(E plotësuar 14:22) 

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar për Koha.net vdekjen e një të riu në Prishtinë.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore gjendet i shtrirë në tokë afër një kioske në Rrugën Gjon Sereqi - PRISHTINË. Në atë lokacion përveç njësive policore ka dalë edhe ekipa e ndihmës së shpejtë ku e ka konstatuar që personi është i vdekur. Njësitet përkatëse policore po merren me rastin. Këto janë informatat që mund t'i konfirmojmë aktualisht”, ka thënë ajo.

*************************************************

Vritet një 16-vjeçar në Prishtinë

Trupi i një 16-vjeçari është gjetur i pajetë tek shkolla “Model” në Prishtinë.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me zëdhënësit e policisë për informim por nuk ka gjetur qasje.

Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vrasje.