Në fshatin Balaj të Ferizajt, dje në orën 19:34, një person ka ndërruar jetë aksidentalisht.
“Viktima mashkull K/Shqiptar, gjersa ishte duke qëndruar në rimorkion e motokultivatorit të mbushur me dru, është rrëzuar nga rimorkio dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.