Arrestohet zyrtari policor i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Arrestohet zyrtari policor i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

12 September 2017 16:56

Pas hetimit rreth një mujor, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot një të dyshuar (zyrtar policor) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, njofton kumtesa nga IKP, transmeton Koha.net.

IPK kishte pranuar informacione në lidhje me dyshimet për përfshirje në veprimtari penale të të dyshuarit zyrtar policor në stacionin policor të Hanit të Elezit - policia kufitare, Drejtoria Rajonale Kufitare “Lindje”.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e zyrtarit policor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme