Kronikë

Të shtëna armësh në “Breg të Diellit”

Shiriti i policise

Të shtëna armësh janë dëgjuar mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet. Policia e Kosovës ka konfirmuar se menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vend të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja. Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:30.

“Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë.