Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar në Fushë-Kosovë të dielën (5 maj) pasi dyshohet se kishte tentuar të vriste një person.
Ai dyshohet se kishte tentuar të joshte viktimën mashkull të konsumonte substancë narkotike e ai s’kishte pranuar, ndërsa më pas u tha se ka tentuar ta cyste të kryente marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViktima ka refuzuar, e i dyshuari e ka goditur me thikë kuzhine në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore. Ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim, e i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumojë substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumojë, i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë policor.