Një veturë është rrokullisur mbrëmë në Gjilan.
Sipas informatave të para vetura është vetëaksidentuar, si pasojë e shpejtësisë së madhe.
Zyrtarisht nuk është informuar për pasojat e aksidentit, por mësohet se aty kanë mbetur të lënduar disa persona.
Portali Koah.net ka provuar të shtunën në mëngjes të kontaktojë me zyrtarët policorë për informim në Gjilan, por e ka pasur të pamundur.