Tenton të korruptojë policin, shoqërohet në Polici Foto: Koha / ilustrim

Tenton të korruptojë policin, shoqërohet në Polici

31 August 2017 09:01

Një person është shoqëruar në Polici pasi kishte tentuar ta korruptojë një polic me 20 euro për të mos i shqiptuar gjobë.

Përmes një komunikate për media Policia bën të ditur se rreth orës 21:40 minuta në hyrje-dalje të autostradës në Veri, në një pikë kontrolli, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë është ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë, transmeton Koha.net.

“Gjatë proceduarve të kontrollimit të dokumenteve, shoferi i kishte ofruar një bankënotë prej 20 eurove në formë ryshfeti për mos shqiptimin e gjobës. Shoferi i dyshuar është shoqëruar për në stacion policor për inicimin e rastit dhe paratë e ofruara janë sekuestruar në cilësi të provës materiale”, thotë pk.

Lidhur me rastin prokurori i shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit t’i sekuestrohet dokumenti i udhëtimit me qëllim që i njëjti të paraqitet në prokurori për procedura të më tejme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme