Informonte trafikantët, në pranga polici i Delvinës

Informonte trafikantët, në pranga polici i Delvinës

30 August 2017 17:38

Një efektiv i Policisë së Shqipërisë me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Delvinës ka përfunduar në prangat e kolegëve të tij.

Nën/Komisari Shpëtim Kripa, 32 vjeç, u ndalua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, që në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës e akuzojnë atë se informonte kultivues dhe trafikues të drogës.

Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe dyshohet se në më shumë se një rast ka bashkëpunuar me shtetas të dyshuar për veprat penale të kultivimit, magazinimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në zonën e Sarandës dhe Delvinës, transmeton tch.

32-vjeçari dyshohet se u jepte këtyre personave informacion mbi veprimet policore që kryheshin në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike.

Vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse ka punonjës të tjerë të Policisë të përfshirë në këtë aktivitet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme