Kronikë

Kërcënon me vrasje familjarët në Hajvali

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka kërcënuar me vrasje familjarët e tij.

Policia e Kosovës njofton se i arrestuari më 27 dhe 29 gusht ka kërcënuar familjarët e tij në Hajvali të Prishtinës.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.