Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë ka shqiptuar 446 tiketa ndaj personave që nuk kanë respektuar masat anti-Covid.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 773 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit.
Sipas raportit policor, gjatë ditës së hënë, në tërë territorin e Republikës së Kosovës kanë ndodhur gjithsej 55 aksidente trafiku, prej të cilave 38 me të lënduar, 17 pa të lënduar dhe asnjë me fatalitet.
Gjatë ditës së hënë siç njofton Policia, janë arrestuar 15 persona për kryerje të veprave të ndryshme penale.
Artikuj të ngjashëm
-
Shqiptohen 312 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave anti-COVID
-
Afro 400 tiketa për shkelësit e masave anti-COVID në 24 orët e fundit
-
Shqiptohen mbi 550 tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID
-
Shqiptohen mbi 600 tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID
-
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 932 gjoba për shkelje të masave anti-COVID