Gjykata Themelore në Prizren me kërkesë të Prokurorisë Themelore, ka caktuar 40 ditë paraburgim për SH.D nga Kukësi, i kërkuar nga INTERPOLI me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Gjermania.
Gjykata Themelore njofton se SH.D është ndalur në vendkalimin kufitar të Vërmicës për shkak se ka kryer vjedhje të rëndë në Prizren dhe për këtë vjedhje ishte në arrati.
“Rrethanat tregojnë se i njëjti mund të arratiset përsëri dhe do të pengoj procedurën e ekstradimit, e me këtë do të pengoj rrjedhjen e procedurës penale, andaj gjykata e vlerëson se janë plotësuar kushtet për të caktuar masën e paraburgimit”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Gjykatës Themelore.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyzet ditë paraburgim për shtetasin e Shqipërisë për vjedhje në Austri
-
Gjykata i cakton 40 ditë paraburgim të dyshuarit për vjedhje, i kërkuar nga Gjermania
-
Gjykata në Prizren i cakton 40 ditë paraburgim shtetasit të Shqipërisë për vjedhje në Francë
-
Arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës, po kërkohej nga Austria
-
Arrestohet kosovari, i dënuar me burgim në Gjermani