Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

38-vjeçari në Skenderaj gjendet i vdekur në banesën e tij

Një 38-vjeçar është gjetur mbrëmë i vdekur në banesën e tij në Skenderaj.

Familjarët e viktimës e kishin lajmëruar rastin në Polici gjatë ditës së djeshme, të cilët më pas kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes.

Rasti po hetohet si i dyshimtë, por në elemente të vetëvrasjes, pasi viktima dyshohet se është gjetur i varur në litar.

“Po, dje është gjetur i vdekur një person në banesën e tij. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë’’, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Kohën.