Kronikë

Vjedh derivate nga një autobus, arrestohet një mashkull

Gjatë orëve të para të mëngjesit të kaluar, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Prishtinë është raportuar një vjedhje e rëndë.

Sipas raportit policor, një i dyshuar mashkull është arrestuar pasi i njëjti në bashkëveprim me një tjetër, i cili tashmë është në arrati, kanë vjedhur një sasi derivate nga një autobus i cili ishte pronë e një mashkulli, i cili edhe raportoi në polici këtë vjedhje.

I dyshuari fillimisht është intervistuar e më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.