Kronikë

Greqia sekuestron 1.8 ton drogë me origjinë nga Shqipëria

Një sasi prej 1.831 kilogramë kanabis është sekuestruar mëngjesin e së premtes nga roja bregdetare greke në hapësirën detare në perëndim të ishullit Kythira, në jug të Pelopinezit.

Sipas Antidrogës greke, lënda narkotike ishte ngarkuar në 84 pako dhe ishte vendosur në një skaf 20 metra të gjatë me flamur italian, në të cilin ndodheshin dy shtetas, një italian dhe një shqiptar, të cilët u arrestuan në flagrancë, përcjell TCh.