Një muaj paraburgim për 5 dasmorë që u rrahën Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim për 5 dasmorë që u rrahën

09 August 2017 12:28

Gjykata Themelore e Prizrenit përmes një komunikate për media bën të ditur se ka caktuar një muaj paraburgim për pesë persona nga fshati Lubizhdë për rrahje masive në një dasmë.

“Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurve nga fshati Lubizhdë – komuna e Prizrenit me inicialet J.R. , A.R. , L.J. , B.J. , RR.J.”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se, “të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 06.08.2017, rrethe orës 23:30 në fshatin Lubizhdë, pas një mosmarrëveshje në një aheng – dasmë janë përlesh në mes vete duke përdorur forcën dhe mjete të forta, shkaktojnë lëndime të lehta trupore të ndërsjella”.

“Duke pasur parasysh se të njëjtit në vazhdimësi kanë mosmarrëveshje në mes veti dhe në mes dy familjeve për shkak të problemeve të mëhershme, Gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit. Me këto veprime të pandehurit e lartcekur dyshohen se kanë kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.1 dhe 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme