Aksident trafiku në Skenderaj mes një traktori e një veture - 7 të lënduar Foto: Ilustrim

Aksident trafiku në Skenderaj mes një traktori e një veture - 7 të lënduar

08 August 2017 22:20

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur sonte në fshatin Kopiliq të Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti, ka thënë për KosovaPress se në këtë aksident janë përfshirë një traktor dhe një veturë.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18.00. Personat e lënduar kanë kërkuar trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme