Policia e Kosovës arreston 5 serbë e 6 rusë për kalim ilegal të kufirit Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës arreston 5 serbë e 6 rusë për kalim ilegal të kufirit

08 August 2017 21:01

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitarë, me datën 08.08.2017 rreth orës 13:00, përmes rrugëve operativo-hetimore kanë siguruar informacione se në lagjen e quajtur “Sekiraqa” në fshatin Metergofc të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serbë dhe rusë.

Policia Kufitare, sipas një njoftimi për media të Policisë së Kosovës, thuhet të ketë ndërmarrë masat e nevojshme policore duke angazhuar ekipe patrulluese të kufirit, të cilat si rezultat i punës, “rreth orës 13:45 në lokacionin e cekur, saktësisht tek tabela paralajmëruese e KFOR-it e cila tregon afërsinë e kufirit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa të Serbisë”.

“Gjatë kontrollit të dy automjeteve “Mercedes” kombi ngjyrë e bardhë, janë ndaluar gjithsejtë njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror”, thotë Policia e Kosovës.

Personat e ndaluar janë:

M. P. 1990 M Serb

Z. P. 1969 M Serb

Y. P. 2002 F Rus

O. K. 1977 F Rus

E. P. 1974 F Rus

E. P. 1975 F Rus

A. K. 1974 M Rus

G. P. 1966 M Serb

M. M. 1980 F Serb

A. P. 1975 M Rus

V. P. 1991 F Serb

“Personat e dyshuar së bashku me automjetet janë dërguar në stacion të Policisë Kufitare, për intervistim dhe procedim të mëtejmë, sipas procedurave të parapara ligjore. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, oda e avokatëve të Kosovës dhe zyra ndërlidhëse ruse në Republikën e Kosovës”, ka përfunduar njoftimi i Policisë së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agron Selimaj 09/08/2017 09:02

Tregoni emrat e plot se asnjëri nuk është i mitur. Edhe fotot e tyre ti tregoni se këta mund kenë motive me qëllime të dëmshme. Siguria personale është në pyetje. Policia i zuri 11 veta por edhe sa të tjerë kanë hyrë që nuk e dini?

Shto koment

Të ngjashme