Kronikë

Ther bagëtinë jashtë procedurave dhe e vë në shitje, arrestohet

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Fatmir Ukaj” në Pejë, më 03 mars, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë prerë një kafshë (lopë) pa ju nënshtruar procedurave ligjore.

Në njoftim thuhet se njëri nga të dyshuarit pa e bërë kontrollin nga inspektori i veterinarisë mishin e ka vënë në qarkullim.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.