Njësitet policore të stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.
Rastet kanë ndodhur në qytetin e Lipjanit, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore, ku kryesisht janë vjedhur bateri (akumulatorë) nga veturat.
“Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar këtë javë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar F. Z. mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (i dyshuar për dhjetë vjedhje të raportuara deri tash ne stacionin e Lipjanit)”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Në koordinim me prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personit të dyshuar i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për 14 raste të vjedhjeve
-
Arrestohet 69-vjeçari që dyshohet se nëpër kamionë vodhi para
-
Arrestohet i dyshuari për dhunim në Lipjan
-
Tre të arrestuar për zjarrvënie në parkingun e një ndërtese në Lipjan, një i dyshuar ende në kërkim
-
Arrestohet një person në Lipjan i dyshuar për zjarrvënie