Rreth 225 mijë euro janë sekuestruar brenda një jave në Shqipëri, shkroi të dielën “Euronews Albania”.
Sekuestrimit i këtyre mjeteve është bërë në Muriqan dhe Kakavije, ndërsa nën hetim për këtë çështje janë dy persona të dyshuar.
Ata po hetohen në kuadër të kontrolleve dhe menaxhimit të fluksit të shtuar në pikat e kalimit kufitar.
Gjatë kësaj jave janë zhvilluar në total 21 operacione policore.
Policia ka njoftuar se gjatë së njëjtës periudhë kohore janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 518 persona, nga ta 132 janë arrestuar, 354 janë proceduar penalisht dhe 32 janë shpallur në kërkim.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro
-
Kosovari ndalohet në kufi me Shqipërinë, iu gjetën afër 25 mijë euro të padeklaruara
-
Sekuestrohen mbi 85 mijë euro në monedha 2-euroshe, arrestohen gjashtë persona
-
Arrestohet edhe një person për 4700 eurot e falsifikuara
-
Arrestohen edhe dy të dyshuar për falsifikimin e 10 mijë eurove në Ferizaj