Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit kundër policit R.A për shkak të veprave penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit R.A i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është caktuar pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri R.A në liri mund të ndikojë në dëshmitarë por edhe në të dëmtuarin i cili akoma nuk është dëgjuar për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore, po ashtu Gjykata vlerëson se në rastin konkret ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, pasi që në shkresa të lëndës ka prova se kjo është hera e dytë që i pandehuri R.A ka ushtruar dhunë ndaj të dëmtuarit L.B”, thuhet në njoftim.