Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Kolovicë të Prishtinës

Foto: Ilustrim
 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i ka thënë Kohës, se kanë marrë informacione për disa të shtëna me armë zjarri në lagjen Kolovica në Prishtinë.

Sipas tij Policia e ka marrë si informacion dhe ka reaguar me shpejtësi, por nuk ka vërejtur ende asgjë të dyshimtë.