Të enjten në orët e pasdites, Koha.net raportoi për të shtëna me armë zjarri mes disa personave në lagjen Kolovicë, gjegjësisht në rrugën “Afrim Abazi” në Prishtinë, ku për pasojë dy prej tyre mbetën të plagosur.
Ndërkaq, Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka raportuar se incidenti i armatosur ka ardhur pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.
“...gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri duke qëlluar dy të dyshuar të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë me katër gëzhoja dhe katër copë fishekë ndërsa pas kontrollimit të shtëpive dhe banesave të dyshuarve në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmë automatike dhe shtatëdhjetë e shtatë copë fishekë”, ka thënë Policia, raporton Koha.net.
Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
-
Detaje nga të shtënat me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë, 4 persona nën ndikim të alkoolit u rrahën
-
Të shtëna me armë zjarri në Kolovicë të Prishtinës
-
Dy të plagosur nga të shtënat me armë në Prishtinë, arrestohet një
-
Rrahje dhe përdorim armësh gjatë një mosmarrëveshjeje në Prishtinë
-
Plagosen dy persona në Podujevë