Kronikë

Për dy javë, katër të arrestuar në Ferizaj për shpërfillje të rregullave në kohë pandemie

Foto: Koha / Ilustrim
Foto: Koha / Ilustrim
 

Ekipet e Policisë së Kosovës në Komunën e Ferizajt vazhdimisht po qëndrojnë në terren duke i dhënë qytetarëve këshilla dhe vërejtje për ta respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës në këtë periudhë të pandemisë së virusit COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe të pandemisë në Ferizaj janë arrestuar katër qytetarë për shpërfillje të rregullave dhe rekomandimeve.