Kronikë

Një serb e një kosovar kalojnë ilegalisht kufirin në Han të Elezit, arrestohen e dërgohen në karantinë

Dje në pikën kufitare në Han të Elezit, janë arrestuar dy persona pasi kaluan ilegalisht kufirin.

Njoftimi është bërë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, e bëhet fjalë për një kosovar e një shtetas serb.

“Nga njësitet policore janë ndalur dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një mashkull shtetas i Serbisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin”, thuhet në raport.

Sipas PK-së, pas kontrolleve mjekësore, të njëjtit janë dërguar në karantinë në Prishtinë.