Dje në Prishtinë është arrestuar një person për kërcënim të babait të tij.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kërcënuar babanë e tij duke i kërkuar para”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.