Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në 24 orë arrestohen 41 persona për mosrespektim të masave për koronavirus

Foto: Alban Bujari / KOHA

Policia e Kosovës bën të ditur se në 24 orët e fundit në nivel vendi janë arrestuar 41 persona për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se vendi më i padisiplinuar ndaj masave të Qeverisë është Podujeva, në të cilën janë arrestuar nëntë persona.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kurse pas saj janë Gjakova, me 6 të arrestuar, që pasohet nga Klina e Vushtrria me nga 4, transmeton KOHA.

Të arrestuarit janë nga këto qytete: Prishtinë – 3, Obiliq – 1, Podujevë – 9, Ferizaj – 1, Prizren – 1, Pejë – 3, Klinë – 4, Deqan – 1, Gjakovë – 6, Rahovec – 3, Vushtrri – 4, Mitrovicë Jugu – 1, Leposaviq – 2, Mitrovicë Veri – 1, Hani i Elezit – 1.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka ndryshuar orarin e kufizimit të qarkullimit të njerëzve dhe makinave. Me orarin e ri është e ndaluar qarkimi nga ora 17:00-06:00.

Kjo është njëra ndër masat e Qeverisë për luftimin e koronavirusit. Derisa në vazhdimësi bëhet thirrje që të qëndrohet sa më tepër në shtëpi dhe të shmangen daljet e panevojshme.