Kronikë

Vodhi 3 mijë euro në filialin e një banke në Prizren, më vonë policia e arreston dhe ia merr paratë

Vodhi 3 mijë euro në filialin e një banke në Prizren, më vonë policia e arreston dhe ia merr paratë
Foto: Koha / Ilustrim

Mëngjesin e sotëm në në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren ka ndodhur një grabitje në filialin komercial “RIA”.

Lajmin e konfirmoi Policia e Kosovës përmes një raporti, ku thekson se grabitësi duke përdorur forcën ka arritur të grabisë të holla në vlerë rreth 3000 euro, dhe duke përdorur forcën ka lënduar punëtoren e kësaj agjencie.