Kronikë

Në Pejë djali rrah babanë

Një person është arrestuar në Pejë, pasi ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Sipas një njoftimi për media nga Policia, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

I dyshuari kishte dëmtuar edhe disa orendi të shtëpisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.