Aksident në autostradën Prishtinë-Shkup – tre të vdekur Foto: Koha / ilustrim

Aksident në autostradën Prishtinë-Shkup – tre të vdekur

26 March 2020 21:33

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku, që ka ndodhur në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit.

Aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa kanë qenë të përfshira tri vetura.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

“Sot rreth orës 19.00 është shkaktuar një aksident trafiku në mes të tri automjeteve në autostradën Prishtinë-Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasojë e aksidentit, ekipet mjekësore e kanë konstatuar vdekjen e tre (3) personave. Njësitë Policore dhe institucionet tjera janë ende në vendin e ngjarjes, duke u marrë me rastin”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme