Arrestohet pasi u kap duke shërbyer kafe në Fushë-Kosovë Foto: Koha

Arrestohet pasi u kap duke shërbyer kafe në Fushë-Kosovë

26 March 2020 09:41

Dje në Fushë-Kosovë është arrestuar, e më pas liruar, një person pasi është kapur nga Policia e Kosovës duke shërbyer kafe.

Një vendim i Qeverisë së Kosovës, pas situatës pandemike me koronavirusin Covid-19, ishte të mbylleshin të gjitha kafiteritë, madje edhe ato që shërbehen për t’i marrë me vete “take-away”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos respektuar masat e ndërmarra ndaj përhapjes së pandemisë, është hasur në lokalin e tij duke u shërbyer klientëve pije-kafe”, thuhet në raportin e PK-së, transmeton Koha.

Policia thotë se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme