Kronikë

Ia vodhi paratë në lokal dhe deshi ta përdhunojë, arrestohet një person në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë për tentim dhunimi dhe grabitje me forcë.

Rasti ka ndodhur më 23 mars, dy ditë më parë, në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë.

“Patrullat policore me të gjitha njësitë relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit ku me të arritur në këtë lokacion ne biznesin ,,Ria Money Transfer” aty kanë takuar viktimën femër kosovare/shqiptare e cila ka raportuar se derisa kishte qenë në detyrë në ketë biznes, aty kishte hyrë një person i pa njohur i maskuar dhe i njëjti nën kërcënimin e armës kishte kërkuar para nga viktima. Viktima nga frika ia kishte dorëzuar të gjitha të hollat nga pazari ditor ndërsa më pas personi i dyshuar e kishte detyruar viktimën të kaloj në zyrën tjetër duke tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me të, me ç’rast viktima kishte arritur ta shtyjë dhe ishte larguar”, thuhet në raport.

Policia thotë se sot ka realizuar një operacion bastisje me urdhër të Gjykatës kompetente në vendbanimin e personit të dyshuar dhe i njëjti është arrestuar, po ashtu janë sekuestruar në cilësi të provave materiale një sasi e konsiderueshme e parave si dhe arma e cila dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale.

“Personi i arrestuar B.G ,i lindur ne vitin 1986,mashkull ,ashkali/shtetas i Kosovës, mbahet në ndalim policor për 48 orë me urdhër të prokurorit te shtetit”, përfundon raporti.