Tre shtetas të Marokut dhe një i Sirisë janë arrestuar dje, pasi kanë sulmuar punëtorin e sigurimit në qendrën e azilit në fshatin Magure të Lipjanit.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:35, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, tre nga ta shtetas të Marokut dhe një shtetas i Sirisë, të cilët në qendrën e azilit e kishin sulmuar fizikisht punëtorin e sigurimit të qendrës viktimën mashkull kosovar”, thotë PK.
Policia shton se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.