Kronikë

Plagoset një person në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Foto: Koha / ilustrim

Një burrë është plagosur nga një tjetër me armë zjarri dje në Bishtazhin të Gjakovës pas një mosmarrëveshje, bën të ditur Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:30, derisa i dyshuari është arrestuar, transmeton KOHA.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me armë zjarri ka plagosur viktimën mashkull K. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thotë PK.

Tutje thuhet se nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me 21 fishek dhe katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.