Kronikë

Digjet një shtyllë elektrike në Vushtrri, s’ka të lënduar

Foto: YouTube / Screenshot

Një shtyllë elektrike në Vushtrri është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme, megjithatë, nuk raportohet për të lënduar.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Blerim Saraqi”, derisa zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti, ka konfirmuar për Koha.net se nuk ka të lënduar.

“Deri tash nuk raportohet për ndonjë të lënduar, ndërsa sa i përket shkaktarit të zjarrit, deri tash nuk dihet”, ka thënë Zahiti duke shtuar se do të njoftojë kur të kenë më shumë informata.

Ksp raporton se në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe Zjarrfikësit.