Kronikë

Sulmohet fizikisht një inspektor i KRU “Prishtina” në Lipjan

Foto: Koha

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se sot në orën 12:30, në fshatin Konjuh të komunës së Lipjanit, përgjatë kryerjes së detyrave të tij të punës në identifikimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit, është sulmuar fizikisht inspektori F.J, i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Prishtina"

“Duke i zënë në flagrancë keqpërdoruesit e ujit, punëtorët tanë sulmohen fizikisht nga persona të papërgjegjshëm. Personi që e sulmoi inspektorin e kompanisë u zu në flagrancë në kyçje ilegale”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, rastin e kanë marrë përsipër organet kompetente, Policia e Kosovës derisa thuhet se punëtori ka marrë lëndime dhe është dërguar në emergjencë.

“Rastet e tilla të marrin dënimin e merituar”, thuhet në njoftim.