Kronikë

Për grabitje të armatosur dy persona dënohen me 12 vite burgim e 10 mijë euro gjobë

 

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve K. R. dhe B. M., duke i shqiptuar dënim prej gjashtë (6) vite burgim dhe dënim me gjobë në shumë prej 5.000 Euro, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Të akuzuarit me datë 29.10.2019, rreth orës 02:00 minuta në pompën e benzinës “Veda Petroll”, në fshatin Pasjan Komuna e Parteshit në bashkëveprim me dashje, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, të armatosur dhe të maskuar, kanë kryer grabitje nën kërcënimin e armës, fillimisht kanë sulmuar fizikisht punëtorët, e më pas marrin shumën prej 500 Euro dhe ikin nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatë.