Arrestohet për “mashtrim” personi që ishte dënuar me katër vjet burgim Foto: Koha / Ilustrim

Arrestohet për “mashtrim” personi që ishte dënuar me katër vjet burgim

16 February 2020 18:01

Policia e Kosovës ka arrestuar në rajonin e Pejës personin që kërkohej me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për veprën “mashtrim”, për të cilën ishte dënuar me katër vjet e dhjetë muaj burgim.

Sipas njoftimit nga Policia, pas një pune hetimore, njësitet nga stacioni policor i Istogut kanë arrestuar të dyshuari F.Z. i lindur më 1965.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë për vuajtje të dënimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme