Kronikë

Katër të arrestuar në Prishtinë për armëmbajtje pa leje dhe lëndim trupor

Katër persona janë ndaluar e dy prej tyre janë arrestuar për veprat “Lëndim i lehtë trupor’ dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më datën 14 shkurt në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar një armë Ekol Special 99 kal 9mm, një karikator dhe dy fishek kal 7.65 mm.