Një muaj paraburgim për personin i cili dhunoi një vajzë me çrregullime mendore Foto: Koha / ilustrim

Një muaj paraburgim për personin i cili dhunoi një vajzë me çrregullime mendore

14 February 2020 13:14

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, S.M., me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

“Më 02.02.2020 e deri më 05.02.2020, në Komunën e Gjakovës, saktësisht tek baraka e tij, pa pëlqimin e personit tjetër, këtu të dëmtuarës A.M., i pandehuri kryen aktin seksual. Duke e ditur se e njëjta ka çrregullime ose aftësi të kufizuara mendore, e shfrytëzon situatën, ku qëndron me të dëmtuarën për tre natë radhazi në të njëjtën barakë, e gjatë kësaj kohe në vazhdimësi ka kryer akt seksual me të”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme