Nga një muaj arrest shtëpiak dy edukatoreve të “Cambridge Kids”

Nga një muaj arrest shtëpiak dy edukatoreve të “Cambridge Kids”

13 February 2020 17:30

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës T.G. për shkak të veprës penale, ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’ dhe kundër të pandehurës SH.A., për shkak të veprës penale, ‘Mosraportimi i abuzimit të fëmijëve’.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, ashtu që të pandehurave T.G. dhe SH.A. ju ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.

Gjykata ka konstatuar se masa e arrestit shtëpiak iu caktohet në bazë të nenit 183 par.1 nënpar.1.1 e 1.2 lidhur me nenin 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme