Kronikë

Arrestohet një u dyshuar për posedim të paautorizuar të armëve

Descriptive Text

Është arrestuar në Pejë një person i dyshuar për ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti i hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale Pejë, me datën 12.02.2020, kanë zbatuar urdhër-kontrollin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar, A. M. i lindur me 1988 m/k/boshnjak, janë gjetur dhe janë konfiskuar:

një (1) pushkë automatike AK47

një (1) karikator

dhjetë (10) fishekë 7.62 mm

një (1) granat dore M57

një (1) granat dore M52

një (1) jelek antiplumb

një (1) pllak antiplumb

një (1) veturë me targa te huaja e cila është dërguar në doganë.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit Rajonal, i njëjti me urdhër të Prokurorit të shtetit ndalohet për 48- orë.

Image