Kronikë

Mashtroi dy persona kinse është zyrtar në Ministri të Drejtësisë, ua mori mbi 3 mijë euro por arrestohet

Policia e Kosovës njofton se dje në Prishtinë ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale mashtrim.

Sipas Policisë i njëjti kishte mashtruar një burrë e grua, duke u prezantuar si person zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë dhe ka marrë nga viktimat rreth 3300 euro kinse për t’i rregulluar një çështje banimi, përmes gjykatës.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura, i dyshuari kishte mashtruar viktimat femër dhe mashkull kosovarë duke u prezantuar si person zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë dhe ka marrë nga viktimat rreth 3300 € kinse për t’i rregulluar një çështje banimi, përmes gjykatës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.