Arrestohet edukatorja që dyshohet se rrahu një fëmijë në një çerdhe në Prishtinë

Arrestohet edukatorja që dyshohet se rrahu një fëmijë në një çerdhe në Prishtinë

12 February 2020 10:09

Policia ka arrestuar edukatoren T.G. e cila është parë dje në një video teksa keqtrajtonte një fëmijë të moshës 16 muajshe në çerdhen “Cambridge Kids” në Prishtinë.

Edukatorja dyshohet se rrahu një fëmijë në një çerdhe në Prishtinë, prindërit e raportojnë rastin në Polici

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka konfirmuar se e njëjta është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Institucioni parashkollor ka bërë të ditur se e kishte larguar nga puna këtë edukatore, pas rastit të keqtrajtimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme