Kronikë

Dy të arrestuar në Gjilan për vjedhje të kabllove të një veture

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, njofton për një vjedhje që ka ndodhur dje në rrugën “Mulla Idrizi”.

Policia, thotë se janë arrestuar dy të dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës, viti i lindjes (2000) dhe (2001) ,për një rast “Vjedhje e rëndë’’.

“Të njëjtit janë kapur në flagrancë derisa ishin duke kryer vjedhje të kabllove nga një automjet i parkuar i tipit “Furgon” pronë e ankuesit shqiptar shtetas i Kosovës, derën e të cilit dyshohet se e kanë hapur me forcë. Këta të dyshuar së bashku edhe me dy të dyshuar tjerë të cilët për momentin gjenden në arrati, (të njohur për policinë), dyshohet se tek vendi i njëjtë kanë kryer edhe dy raste tjera të “vjedhjeve” të kabllove ku vlera e përgjithshme e dëmit sipas ankuesit është e konsiderueshme”, thuhet në raport.

Të dyshuarit, sipas PK-së, janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

“Me vendim të Prokurorit të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, përfundon raporti.