Dje në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet dhe gjendjen e rrugës, kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe kishte goditur një shtyllë elektrike.
Në raportin policor thuhet se si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kishte pësuar pasagjeri që kishte qenë në veturë viktima mashkull K/Shqiptar i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën Emergjente në Gjilan është dërguar në QKUK në Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I dyshuari ngasësi i veturës kishte pësuar lëndime i cili ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, përfundon raporti i PK-së.